Lente Kontakti & Solucione
Në Premium Optica, ofrojmë lentet e kontaktit dhe solucionet nga brende të njohura si Zeiss, Bausch & Lomb, Alcon. Këto produkte ofrojnë shikim të qartë, komoditet gjatë gjithë ditës dhe mbrojtje të syve nga faktorët e jashtëm. Ne gjithashtu ofrojmë solusiune pastrimi dhe ruajtjeje për lentet, duke siguruar higjienë dhe përvojë të shkëlqyer për përdoruesit. Zgjidhjet tona janë të përshtatshme për çdo nevojë dhe sigurojnë performancë të lartë gjatë përdorimit të përditshëm.



Alcon është e njohur si një nga prodhuesit e parë që ofron produkte për kujdesin e syve që nga viti 1945, duke zhvilluar teknologji të avancuara dhe inovative për lentet e kontaktit, kirurgjinë e syve dhe produkte për shëndetin e syve, për të përmirësuar cilësinë e shikimit dhe mirëqenien e përdoruesve të saj në mbarë botën.
Vizitoni faqen e prodhuesit : www.myalcon.com
Zeiss njihet si kompania e parë që ka filluar të ofrojë produkte optike, dhe së bashku me Wohlk kanë arritur të sjellin lentet e kontaktit nga materialet më të mira, duke ofruar komoditet maksimal dhe performancë të lartë. Teknologjitë e avancuara të Zeiss kanë siguruar shikim të qartë dhe rehati gjatë gjithë ditës për përdoruesit e lenteve të kontaktit.
Vizitoni faqen e prodhuesit : www.woehlk.com






Bausch + Lomb është një kompani që daton nga viti 1971, kur prezantoi lentet e para të buta. Ajo është e njohur për materialet inovative dhe teknologjitë e avancuara që përdor në prodhimin e lenteve, duke ofruar produkte të cilësisë së lartë për kujdesin e syve dhe përmirësimin e shikimit.
Vizitoni faqen e prodhuesit : www.bausch.com
