KUSHTET E PËRDORIMIT – PREMIUMOPTICA L.L.C.

Përditësuar më: Maj 2025


1. HYRJE

Mirësevini në platformën B2B të PremiumOptica L.L.C. Këto kushte përdorimi (“Kushtet”) rregullojnë mënyrën dhe kushtet e përdorimit të platformës sonë online, të disponueshme në: https://premiumoptica.com, e cila u mundëson subjekteve afariste (dyqane optike dhe profesionistë të fushës) të kenë akses të drejtpërdrejtë në katalogun tonë të produkteve dhe të porosisin online.

Duke krijuar llogari dhe duke e përdorur platformën, ju pajtoheni me këto Kushte dhe deklaroni se jeni i autorizuar të veproni në emër të subjektit afarist që përfaqësoni.


2. DEFINICIONE

“Platforma” nënkupton sistemin elektronik B2B të disponueshëm përmes faqes së internetit të PremiumOptica.
“Përdoruesi” është subjekti afarist që regjistrohet dhe përdor shërbimet e Platformës.
“Produktet” nënkuptojnë mallrat oftalmologjike të ofruara në Platformë.
“PremiumOptica” ose “Ne” nënkupton PremiumOptica L.L.C., C/12 Zija Shemsiu, Ulpiana, Prishtinë.


3. QASJA DHE REGJISTRIMI

Vetëm subjektet afariste – dyqanet e optikave mund të krijojnë llogari përmes formularit të regjistrimit. Ne rezervojmë të drejtën për të verifikuar, refuzuar ose pezulluar qasjen nëse konstatojmë keqpërdorim ose informacion të rremë.


4. PËRDORIMI I PLATFORMËS

Përdoruesi obligohet të:

  • Shfrytëzojë Platformën vetëm për qëllime afariste;
  • Mos publikojë, shpërndajë apo transmetojë përmbajtje të dëmshme;
  • Të ruajë konfidencialitetin e kredencialeve të hyrjes;
  • Të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

5. POROSITË, PAGESA DHE DËRGESA

  • Porositë realizohen ekskluzivisht përmes Platformës.
  • Pagesat mund të realizohen me transfertë bankare apo metoda tjera të aprovuara nga kompania.
  • Dërgesat realizohen brenda afateve të specifikuara në momentin e porosisë, sipas kushteve logjistike në fuqi.

6. ÇMIMET DHE FAKTURIMI

Të gjitha çmimet shfaqen në Euro dhe mund të ndryshojnë me paralajmërim. Faturimi bëhet në përputhje me ligjet fiskale të Republikës së Kosovës.


7. GARANCIONI DHE KTHIMI

Produktet ofrohen me garancion sipas kategorisë teknike dhe natyrës së tyre. Produktet me defekte fizike duhet të njoftohen brenda 24 orëve pas pranimit. Kthimi pa shkak teknik nuk lejohet.


8. TË DHËNAT PERSONALE

Përpunimi i të dhënave personale bëhet sipas Politikës së Privatësisë, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082.


9. E DREJTA E NDRYSHIMIT

PremiumOptica rezervon të drejtën të ndryshojë Kushtet e Përdorimit në çdo kohë. Versioni i përditësuar publikohet në Platformë dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit.


10. MOSPËRMBUSHJE DHE NDËRPRERJE

Përdoruesit që shkelin këto kushte, përdorin Platformën për qëllime mashtruese, apo cenojnë integritetin e saj, do të përjashtohen dhe, sipas rastit, do të njoftohen autoritetet kompetente.


11. ZGJIDHJA E MOSMARRVESHJEVE

Për çdo kontest juridik, palët pajtohen të përpiqen fillimisht ta zgjidhin me negocim. Në rast të dështimit, kontesti do të i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë.


12. KONTAKTI

PremiumOptica L.L.C.
C/12 Zija Shemsiu, Ulpiana, 10000 Prishtina, Kosovë
[email protected] | +383 46 10 90 90


Versioni i fundit i Kushtet e Përdorimit do të jetë gjithmonë i disponueshëm në Platformë.

Shopping Cart